Kosovë

Kosovë

Katër muaj pa terapi, QKUK se ka ilaçin kryesorë për pacientët me hepatitin B

Publikuar më 10 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pacientët e sëmurë me sëmundjen e hepatitit B qe gati katër muaj nuk e kanë një nga produktet kryesore për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Produkti Tenofovire mungon në Klinikën e Infektives në QKUK që nga fundi i muajit mars. Kjo mungesë i detyron pacientët me hepatit B ta blejnë vetë këtë produkt, shkruan sot Koha Ditore.

Ilaçi mungon për shkak se Ministria e Shëndetësisë nuk po arrin të përfundojë blerjen e këtij produkti përmes tenderit.

Një nga pacientët që tash e katër muaj po përballet me mungesën e këtij ilaçi është pacienti H.G. (emri i njohur për redaksinë). Ai ka thënë se mosmarrja e këtij produkti ua rrezikon jetën pacientëve.

"Furnizimi me këto barna është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit, përndryshe vjen deri te cirroza në mëlçi", ka thënë ky pacient.