Kosovë

Kosovë

Molliqaj i kërkon llogari Veselit për mosmbajtjen e seancës së jashtëzakonshme

Publikuar më 13 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Dardan Molliqaj nga Partia Social Demokrate në seancën e sotme ka thënë se pushteti me qasjen që ka, po dëshmon se nuk duan konsensus për një platformë të përbashkët për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se po qëndrojnë në seancën e sotme për shkak se pikë e rendit të ditës është rezoluta e tyre e cila kompetencat për dialogun iu kthehet Kuvendit të Kosovës.

Përgjegjësin për krejt këtë çka po ndodhë sot në Kosovës, e ka pushteti dhe presidenti, pasi e kanë nisur me arrogancë dhe nuk kanë dashur të ndërtoni kurrfarë platformë të përbashkët në Kosovë.

"Kryetari i Kuvendit duhet të mbaj përgjegjësi që nuk po e thirr seancën e jashtëzakonshme që e kanë kërkuar 53 deputetë. Është papërgjegjësi totale e kryeministrit që ka ndërhyrë me thirrjen e një seance një orë para seancës së opozitës, me këtë qasje të pushtetit po tregoni që nuk doni të keni konsensus për një platformë të përbashkët ", ka thënë ai.

Sipas tij, PSD nuk do të bëhet bisht i askujt.