Kosovë

Kosovë

Pacolli e pret Bushatin në shtëpi: Kosova e Shqipëria si një trup për interesat e përbashkëta

Publikuar më 14 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka pritur sonte në shtëpinë e tij homologun shqiptar, Ditmir Bushati, ku ka theksuar se Shqipëria dhe Kosova funksionojnë si një trup në mbrojtjen e interesave në politikën e jashtme.

"Kisha kënaqësinë që mirëprita në shtëpinë time ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, mikun tim Ditmir Bushatin në fillim të vizitës së tij në Prishtinë. Edhe pse në një ambient miqësor, biseduam për shumë tema të interesit të përbashkët. Shqipëria dhe Kosova funksionojnë si një trup në mbrojtjen e interesave në politikën e jashtme. Falenderoj edhe zëvendëskryeministrin Limaj për prezencën dhe angazhimin e tij në interes të vendit", ka shkruar Pacolli në Facebook.