Kosovë

Kosovë

Pranimi i Kosovës në Interpol me rendësi për të gjithë

Publikuar më 08 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Çështja e pranimit të Kosovës në Interpol është e rëndësishme, jo vetëm për Kosovën, por për botën në përgjithësi dhe jo vetëm për pasojat e saj praktike, por për çështjet më të thella që ngre.

Rezistenca ndaj anëtarësisë së propozuar të Kosovës vjen nga vende që nuk duket se kundërshtojnë përfitimet e dukshme praktike, por janë të shqetësuara nga implikimet e mundshme politike për njohjen e Kosovës si shtet, raporton EUObserver.

Serbia vazhdimisht ka zhvilluar një fushatë aktive kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, pavarësisht nga përfitimet e dukshme që do të kishte nga ulja e krimit në vendin fqinj, transmeton RTKlive.

Nuk është e vështirë të lexohet mes rreshtave: Serbia e kundërshton vendimin për shkak se frikësohet se mund të ndodhë një ndryshim gradual i bashkësisë ndërkombëtare drejt njohjeve të mëtejshme të Kosovës si një shtet sovran.

Serbia nuk është vendi i vetëm që ndjek këtë strategji.

Kina, me brengat e saja shumëvjeçare për lëvizjet separatiste (dhe në veçanti fiksimi i saj rreth statusit të Tajvanit) deri më tani ka ndjekur një trajtim të ngjashëm dhe ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol duke mos njohur fare ekzistencën e saj.

Fillimisht, Kina ishte mikpritëse e votimit fillestar për anëtarësimin e Kosovës dhe e bllokoi atë në mënyrë efektive.

Kosova është një nga vendet e pakta që nuk është anëtare e Interpolit, përkrah Koresë së Veriut, një pjese të vogël të kombeve në ishujt Paqësorë, Qipros Veriore, Maltës dhe Tajvanit.

Mirëpo, me përjashtim të njohjes së saj politike si një vend sovran, nuk ka dyshime nëse Kosova i përmbush kriteret për anëtarësim. Ajo ka një forcë të madhe policore, me mbi 8,000 punonjës (duke përfshirë 12 për qind oficerë serbë) dhe që veprojnë brenda një zinxhiri komandues të unifikuar nën Ministrinë e Brendshme.

Nuk ka shqetësime në lidhje me bashkëpunimin e mirëfilltë të Kosovës me Interpolin ose aftësinë e saj për të ruajtur konfidencialitetin, në krahasim me anëtarët e tjerë të organizatës.

Kur kundërshtimi është simbolik dhe i motivuar vetëm nga ndarjet politikeai duhet të rezistohet, shkruhet ndër të tjera në artikullin e EUObserver.