Kosovë

Kosovë

Vetëvendosje: Rezoluta e koalicionit legjitimon aventurën personale të Thaçit

Publikuar më 09 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Deputetja e Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka thënë të hënën se rezoluta e propozuar nga koalicioni qeverisës për dialogun me Serbinë, nuk i shërben Kosovës por interesave personale të Hashim Thaçit, ka raportuar gazeta Blic e Prishtinës.

"Funksioni i kësaj rezolute do të ishte vetëm legjitimimi i aventurës personale të Thaçit, e cila askund nuk dënohet me këtë propozim rezolutë, si dhe evitimi i zgjedhjeve të reja. Mbi të gjitha, nuk duhet të shihet vetëm teksti pa kontekstin aktual politik, pa përvojën e hidhur me dialogun dhe pa dinamikën kohore në vijim", ka thënë Kollqaku.

Ajo ka shtuar se kjo rezolutë do kishte vlerë vetëm deri në takimin e ri Thaçi - Vu?i? e cili pritet të ndodh me 11 nëntor 2018.

"Qeveria e pakicës është dhunim i demokracisë. Aventura e presidentit është dhunim i republikës. Kosova ka nevojë urgjente për zgjedhje të reja për qeveri të re e president të ri", ka thënë Kollçaku.