Kosovë

Kosovë

Surroi: Një person i vetëm (Thaçi) nuk mund t'i rivendosë kufijtë e një shteti

Publikuar më 09 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Publicisti Veton Surroi në një debat në Shkup ka thënë të hënën se në Kosovë 80 për qind e qytetarëve janë kundër idesë së korrigjimit, prandaj një njeri i vetëm (Presdienti Thaçi) nuk mund t'i rivendosë kufijtë e një shteti, ka raportuar koha.net.

"Në rastin e Kosovës ka pasur asimetri diskutimesh me një individ (Thaçi) që diskuton kufijtë me shtetin e Serbisë ose përfaqësuesit e këtij shtetit. Është gabim dhe rezultati do të jetë gabim. 80 për qind e njerëzve në anketa të ndryshme kanë kundërshtuar shkëmbimin e kufijve dhe një përqindje e lartë e tyre janë serbë të Kosovës. Askush nuk dëshiron që të zgjohet një ditë dhe të jetë në anën e gabuar të kufirit", ka thënë Surroi.

Këto deklarata Surroi i ka bërë në një debat në Shkup në kuadër të Forumit për shoqëri civile Shkupi 2018, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov.