Kosovë

Kosovë

Veseli kërkon përkrahje nga Çekia për liberalizimin e vizave

Publikuar më 09 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Republika e Çekisë e përkrahë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe agjendën e intgrimeve evropiane të vendit tonë.

Ky qëndrim u shpreh në takimin që Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pati sot në Pragë me kryetarin e Senatit të Çekisë, Milan Stech. Gjithashtu, Çekia ka ofruar mbeshtetjen pë anëtarsimin e Kosovës në Interpol dhe UNESCO.

Kryetari Veseli falënderoi homologun e tij për mbështetjen që Çekia i ka dhënë Koosvës për vite më radhë në procesin e shtetndërtimit, por edhe tani në proceset integruese.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se qytetarët e Kosovës presin me të drejtë, pasi që janë plotësuar edhe kriterët e nevojshme, që brenda vitit të hiqen vizat për zonën Schengen.

Ai foli edhe për fazën finale të dialogut me Serbinë, ku theksoi përkushtimin e Kosovës për një marrëveshje që do të hapte perspektivë për të dyja vendet.

Në këtë takim u bisedua për raportet mes Koosvës dhe Çekisë dhe mundësitë e bashkëpunimit, në veçanti në mes të dy parlamenteve por edhe në fushën e ekonomisë.

Kryetari Veseli tha se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm për investime në shumë sektorë. Me këtë rast, ai ftoi homologun e tij çek që të inkurajojë investitorët nga vendi i tij të investojnë në Kosovë.

Nga ana e tij, kryetari i Senatit të Çekisë, Milan Stech, shprehu përkrahjen për agjendën evropiane të Kosovës, e në veçanti për liberalizimin e vizave. Ai po ashtu shprehu gatishmerinë për bashkëpunim midis parlamenteve, në mënyrë që të thellohen raportet në mes të dy vendeve tona.

Gjatë vizitës së tij në Çeki, kryetari Veseli ka marrë pjesë edhe në Forum 2000, në të cilin ishin pjesëmarrës personalitete të ndryshme nga shumë vende të botës. Ky forum u themelua para rreth 20 vjetëve nga ish-presidenti çek, Vaclav Havel. (kosovain.eu)