Kosovë

Kosovë

Sholtes: Kosova në pikën më të afërt për liberalizimin e vizave

Publikuar më 09 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

European parliament's rapporteur on Kosovo, Igor Šoltes, ka thënë të martën se Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian, me 42 vota për, 10 vota kundër dhe 6 abstenime, e ka votuar Raportin për Kosovën për vitin 2018 dhe në këtë mënyrë jemi në pikën më të afërt për liberalizimin e vizave për Kosovë, ka raportuar RTK.

"Kosova aktualisht është në pikën më të afërt që më në fund të merr regjimin pa viza të dhënë nga Bashkimi Evropian, i cili do t'i jepte Kosovës mundësinë për të shkuar drejt një shoqërie moderne me shpejtësinë e saj të plotë. Për të arritur këtë, nevojitet një luftë e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", ka thënë Šoltes.

Ai ka shtuar se të gjitha përpjekjet duhet të vihen në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm biznesi, forcimin e një gjyqësori të pavarur dhe arritjen e një institucioni funksional të zbatimit të ligjit.

"Në përgjithësi, gjuha në raport përpiqet të jetë pozitive, por në të njëjtën kohë kritike ndaj fushave ku mund të bëhen përmirësime. Të tilla si p.sh. çështjet mjedisore, sistemi arsimor, përfshirja e pakicave, ulja e nivelit të papunësisë, si dhe përmirësimi i situatës për gazetarët dhe mediat në vend", ka thënë raportuesi i Parlamentit Evropian.

Šoltes ka thënë se është e rëndësishme se Parlamenti Evropian gjithmonë ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë mbështetësi dhe aleati më i madh i Kosovës, si dhe i tërë rajonit të Ballkanit, ku stabiliteti dhe zhvillimi kanë rëndësi kritike.