Kosovë

Kosovë

Thaçi: Në takimet e Kosoferencës së Frankofonisë do të flasë për korrigjimin e kufirit

Publikuar më 10 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë të martën se në të gjitha takimet që do të zhvillojë në Konferencën e Frankofonisë në Jerevan të Armenisë, do të diskutojë për korrigjimin e kufirit me Serbinë dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

"Dje dhe sot, kisha kënaqësinë të takoj njerëz të botës akademike, të biznesit, të rinj, studentë, ish-përfaqësues të UÇPMB, të diasporës shqiptare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë, kryesisht nga Lugina e Preshevës...Të gjithë bashkëbiseduesve u premtova, se në të gjitha takimet e mia në Konferencën e Frankofonisë në Jerevan të Armenisë, do ta diskutoj mundësinë e korrigjimit të kufijve, me mundësi reale për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën", ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se me përfaqësues nga Lugina e Preshevës "ishte konkludim i përbashkët se është momenti historik që të jetësohet e drejta legjitime e qytetarëve të kësaj treve, e deklaruar më 1 dhe 2 mars 1992, në kuadër të dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë".

"Me arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, përparësitë e Kosovës do të jenë: njohja reciproke, njohja e Kosovës edhe nga pesë shtetet anëtare të BE-së, rrugëtimi i sigurt për në NATO dhe BE, si dhe anëtarësimi në OKB", ka thënë Thaçi. (kosovain.eu)