Kosovë

Kosovë

Smaka: Thaçi nuk ka asnjë autorizim për shkarkimin e Haradinajt

Publikuar më 10 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Përplasjet ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi rreth idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë, kanë arritur në një pikë të nxehtë, saqë Thaçi e kërcënoi publikisht kryeministrin Haradinaj me largim nga posti, ka raportuar të martën gazeta Express.

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, profesori Riza Smaka ka thënë se Presdienti nuk ka asnjë kompetencë për të shkarkuar kryeministrin.

"Natyrisht... mund të ndodhë që presidenti të ketë influencë në partinë e tij politike (PDK), ajo është tjetër çështje, mirëpo presidenti nuk ka autorizim funksional që ta shkarkojë kryeministrin", ka thënë Smaka.