Kosovë

Kosovë

Hoti: Nuk kemi nevojë për Rezolutë por për zgjedhje dhe legjitimitet të ri

Publikuar më 12 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka akuzuar partinë në pushtet PDK-në, se e kanë vendosur në pikëpyetje territorin e vendit dhe e kanë pamundësuar votimin e rezolutës së opozitës që pamundëson dialogun për integritetin territorial, ka raportuar kosovain.eu.

"Lidhja Demokratike e Kosovës, për ta mbrojtur integritetin territorial të Republikës së Kosovës, ka propozuar Rezolutën me të cilën do të vendosnim vijën kryesore të kuqe në dialogun Kosovë-Serbi - territori i Kosovës të mos jetë pjesë e dialogut. Ata që sot po përpiqen të kontrabandojnë veten në këtë dialog (PDK, Thaçi dhe Veseli), kanë qenë penguesit kryesor të përpjekjes tonë për ta mbrojtur shtetin", ka thënë Hoti.

"Ata (PDK dhe Presidenti Thaçi) kanë dëshmuar tash e sa kohë se kurdo që ju nevojitet, e vejnë në pikëpyetje shtetësinë, pozitën ndërkombëtare dhe territorin e vendit. E kane filluar më 22 dhjetor të vitit të kaluar (iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale), e po vazhdojnë sot e gjithë ditën. Të tillëve, jo që nuk duhet votuar rezolutën, por një orë e para duhet larguar nga pushteti", ka shtuar Hoti.

Ai ka thënë se vetëm zgjedhjet i japin frymë demokracisë dhe institucioneve në vend dhe çdo vonesë e bënë edhe më të paqartë të ardhmen tonë. (kosovain.eu)