Kosovë

Kosovë

Shënon rritje numri i pasagjerëve që udhëtojnë me tren në Kosovë

Publikuar më 31 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në tremujorin e tretë të vitit 2018, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi në Kosovë ishte 33 mijë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku numri i udhëtareve është rritur për 41.90%, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e saj më të ri mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor, dhe telekomunikimin.

Transporti i mallrave me tren në tremujorin e tretë të vitit 2018 ishte 93 mijë tonë, krahasuar me periudhën e njëjtë të viti të kaluar, ku ka një ulje për 35.60%, derisa numri i fluturimeve shënoi rritje 6.63%.

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet udhëtimi gjatë këtij tremujori ishte rreth 721 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, ku ka një rritje për 11.81%.

ASK njofton se bazuar në kërkesën e Eurostat-it, duke filluar nga tremujori i dytë i këtij viti, publikimi ka pësuar disa ndryshime në pjesën e telekomunikimit, përfshirë të dhëna nga operatorët e tjerë, në mënyrë që të mbulohen të gjitha shërbimet e telekomunikimit të ofruara në vendin tonë.