Kosovë

Kosovë

Ragmi Mustafa në krye të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi

Publikuar më 05 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ragmi Mustafa është zgjedhur për kryetar të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë Preshevës. Mustafa ka mposhtur të gjithë kandidatët tjerë shqiptarë duke mbledhur 4 mijë e 719 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Pas tij është kandidati i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajazitim me 3 mijë e 741 vota, ndërsa Sali Salihu i Partisë Demokratike ka marrë 2 mijë e 323 vota.

Rreth 36 mijë votues shqiptarë, në 55 vendvotime të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, patën rastin të votojnë kandidatët e tyre për Asamblenë e Këshillit Nacional Shqiptar.

Qytetarët të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre ligjore, pritjet e tyre i kanë që të përmirësohet jeta e shqiptarëve në këtë rajon.