Kosovë

Kosovë

Arifaj: Marrëveshja përfundimtare me Serbinë nënkupton njohje reciproke

Publikuar më 06 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentit të Kosovës, ka thënë të hënën se në Kosovë ekziston konsensus i plotë lidhur se duhet të ketë dialog dhe se në fund të këtij procesi, Kosova të marrë njohjen nga Serbia dhe ulësen në Kombet e Bashkuara, por "duhet gjetur mënyra se si të arrihen këto qëllime" ka raportuar Radio Evropa e Lirë.

"Presidenti vazhdimisht flet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Pra, një marrëveshje që sjell njohjen nga Serbia dhe ulësen në Kombet e Bashkuara, si dhe gjithëpërfshirëse, në kuptimin që do t'i mbyllë të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë, që nga e drejta e komuniteteve e kështu me radhë", ka thënë Arifaj.