Kosovë

Kosovë

Prokuroria po i trajton me prioritet rastet e profilit të lartë

Publikuar më 06 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, ka thënë të hënën se deri më tani janë shënjestruar 45 raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat janë edhe kritere që duhet të përmbushen për liberalizimin e vizave, ka raportuar gazeta Express.

"Në këto raste janë të përfshirë 317 të akuzuar, 163 prej të cilëve thotë se janë të akuzuar për vepra korruptive, ndërsa pjesa tjetër për krim të organizuar. Në kuadër të këtyre rasteve janë të përfshirë 317 të akuzuar, prej tyre 163 persona për vepra penale korruptive, ndërsa 154 persona për krim të organizuar", ka thënë Lutfiu.

Ai ka thënë se shtatë prej këtyre rasteve janë me aktgjykime të formës së prerë, 12 raste janë me aktgjykim të shkallës së parë dhe 19 raste janë në fazat e shqyrtimin gjyqësor.

Ai ka shtuar se ka edhe raste në të cilat janë pushuar hetimet ose janë pezulluar.  Vetëm këtë vit, Luftiu ka thënë se janë shënjestruar tetë raste dhe janë ngritur nëntë aktakuza.