Kosovë

Kosovë

Ndalohet shitja dhe shërbimi i alkoolit dhe duhanit për të miturit

Publikuar më 06 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar të hënën urdhëresën për Inspektoratin e Tregut, që obligon zbatimin me përpikëri të nenit 15 të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

"Urdhëresa ka për qëllim të ndalojë dhe sanksionojë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18 vjeç. Kjo urdhëresë obligon të gjitha bizneset që ta paraqesin në vendin e tyre shenjën për ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën 18 vjeç", ka thënë Shala.

Në urdhëresë thuhet se të gjitha pikat shitëse do të ndëshkohen në rast të mos zbatimit të ligjit. (kosovain.eu)