Kosovë

Kosovë

Gashi: Nëse Serbia vazhdon provokimet, do të pasojnë sanksionet totale

Publikuar më 08 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi, foli rreth shumë çështjeve aktuale politike si i ftuar në emisionin Zona B në Klan Kosova.

"Ne do të ishim në gjendje që ta riformulojmë këtë kushtetutë dhe t'i japim vetes të drejtën historike që të jemi bashkë me Shqipërinë, dhe ka mundësi që shumë njerëzve i pengon një ide e tillë për shumë arsye. Është njëfarë shprehje, më mirë peshk i madh në akuarium të vogël se peshk i vogël në akuarium të madh. Kjo mund të jetë brenga e dikujt, por edhe mandati që e kanë akterët politikë është njëfarë mënyrë që shqiptarët të jetojnë në një konstrukt të përbashkët".

"Më habit fakti që Vetëvendosje, e cila na kanë tmerruar me vite me dhunë në rrugë duke e penguar ndërtimin e shtetit të Kosovës sepse Kosova duhet të jetë pjesë e Shqipërisë, sot nuk vjen as në kuvend për të vendosur një gjë të tillë. Kjo është historike dhe ka të bëjë me të ardhmen e vendit. Prandaj referendumi është përgjigjja më e mirë për këtë klasë politike".

Gashi foli edhe rreth qëndrimi të LDK-së karshi zhvillimeve të fundit në vend, duke e përmendur edhe ish presidentin.

"Po të ishte gjallë sot Ibrahim Rugova ju garantoj që nuk do ta kishte penguar dialogun, do të kishte ndikuar që të jetë pjesë e dialogut dhe nuk do ta kishte penguar referendumin për bashkimin me Shqipërinë".

"Dialogu që është menduar që të kemi ne me komunitetin serb, që Lista Srpska të bindet që të jetë pjesë e formimit të ushtrisë, është pak naive sepse ne nuk do të gjejmë asnjë serb që do të votojë pro ushtrisë".

"Ne përkrahje kemi pothuajse nga të gjithë miqtë, disa janë më skeptikë, por unë kam qenë i befasuar me rezistencën jashtëzakonisht të vogël që ka ardhur jo vetëm nga ndërkombëtarët por edhe nga Beogradi. Kjo teme si duket është marrë si fakt edhe nga vetë Serbia që kjo gjë do të ndodhë".

Zevëndëskryeministri komentoi edhe rreth atyre që kanë deklaruar se Gjermania është zbutur në lidhje me raportin Koosvë-Serbi: "Është pak e çuditshme që partitë tona marrin guximin ta komentojnë politikën e një kancelareje të shtetit tjetër. Të gjitha formulimet që Merkel i ka dhënë është që të kihet kujdes që të mos ketë rrezatim negativ në rajon, në mënyrë specifike në Maqedoni, Mali të Zi dhe Bosnje. Merkel ka probleme të brendshme pak më të mëdha se të Kosovës dhe nëse ne gjejmë zgjidhje kreative me Serbinë asnjë shtet nuk e ka ndërmend të pengojë".

"Miqtë kryesorë të shtetësisë së Kosovës, janë më shumë se të qartë edhe me vizita këtu edhe me intervista të përfaqësuesve të tyre, që kërkojnë zgjidhje të përhershme afatgjate të qëndrueshme me Serbinë dhe thonë se nuk ka vija të kuqe në kuptim të asaj se çka është fol më herët. Ne sot jemi në luftë të hapur me Serbinë në aspekt diplomatik, ata i joshin disa shtete që ta çnjohin Kosovën".

Pas aq vjetësh negociatash ne sot jemi më keq se para se t'ia fillonim. Është  e qartë se tani duhet ndonjë zgjidhje politike dhe kjo nënkupton edhe ndonjë korrigjim. Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të ulemi në tavolinë dhe tavolina do ta prodhoje rezultatin".

"Ne jemi humbës të CEFTA-a, raporti është 10 me 90 me Serbinë, me Shqipërinë jemi diku 70 me 30. Ne jemi në deficit të tmerrshëm eksport-import, nuk ia kemi pa hajrin në asnjë mënyrë. Vendimi i djeshëm i qeverisë së Kosovës ka qenë njëlloj sanksioni që ia kemi vendosur Serbisë. Nëse Serbia vazhdon kështu, do të vije deri tek bllokimi total i mallrave të Serbisë. Kemi pasur nevojë për një analizë të tregut, fatkeqësisht ne importojmë shumë nga Serbia, por nëse Serbia vazhdon kështu, sanksione totale do të pasojnë. Nuk mundet Serbia, kur ne e financojmë me 500 milionë euro në vit, e këto para Daçiqi t'i shfrytëzojë kundër nesh".

"Kur kemi qenë në Bruksel para tre-katër muajsh, kërkesa jonë ishte kështu: Nëse duam të krijomë klimë për dialog, Serbia duhet t'i ndalë provokimet për çnjohje të Kosovës. Pasi që serbët nuk janë qetësuar ne e kemi marr këtë hap dhe mund të pasojnë edhe më drastike".

Sa i përket liberalizimit të vizave, vend për optimizëm të madh nuk ka fatkeqësisht. Çdo zyrtar perëndimor e ka përsëritë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat që i ka pasur dhe tash çështja është në disa shtete në EU që kanë probleme të brendshme anti-islame që i kanë atje. Ne veç t'i tregojmë që i kemi 700 mijë qytetarë në Europë. Klima ka ndryshuar, është shumë më e egër. Politikisht e kanë problem ta formulojnë që Kosova të udhëtojë pa viza. Islamofobia që është krijuar në vitet e fundit dhe ne që bijmë viktimë e kësaj".

"Vizat nuk janë dështim i qeverisë. Kurz e ka problem t'i bindë ministrat e vetë që të votojnë pro Kosovës. Ai për ushtrinë ka thënë që është skeptik, por nuk ka thënë që është kundër, e sa i përket dialogut po e presim qe katër muaj opozitën. Opozita nuk është në asnjë vijë kooperative, PSD është pak e përafruar", deklaroi Gashi.