Kosovë

Kosovë

Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Publikuar më 09 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

"Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt", ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

"Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë".

"Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional".

"Thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme".