Kosovë

Kosovë

Ymeri: Përfshirja e PSD-së i sjell risi dialogut

Publikuar më 06 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka thënë se qëndrimi i tyre si parti është i qartë lidhur me dialogun me Serbinë, proces në të cilin thotë se kurrë nuk do të hynin nëse çështjet rreth tij nuk do të ishin të rregulluara sikur në draftrezolutën e propozuar nga ta.

"Mendoj që çfarëdo forme tjetër do të pësonte Kosova sepse do të kishte përzierje të kompetencave dhe Kosova do të dilte sikur njëfarë shteti i konglomerateve të fiseve", ka thënë Ymeri.

"Nuk mendojmë që çfarëdo forme tjetër e themelimit të delegacionit shtetëror sjell rezultat. Kosova ka lënguar nga procesi i dialogut për shkak të mungesës absolute të transparencës. Me përfshirjen e PSD-së - nëse kjo ndodhë - do t'i sjell shumë risi dialogut, njëra prej tyre dinjitetin", tha Ymeri në në Zona B të Klan Kosovës.

Ymeri ka sqaruar se ligji i propozuar për dialogun ka tri pika kryesore.

"E para: e emëron delegacionin shtetëror - ligji ia mandaton kompetencat delegacionit, e dyta ligji i rregullon procedurat vendimmarrëse brenda delegacionit dhe raportin e delegacionit me kuvendin në obligimin e tij raportues dhe e treta ligji i definon marrëdhëniet që delegacioni do t'i ketë me institucionet tjera", është shprehur Ymeri .

Ymeri ka thënë se asnjë veprim që bie ndesh nuk mund të merret nga asnjë institucion pa dakordim me delegacionin shtetëror.

"Kjo nuk e zëvendëson askënd, nuk e heq presidentin nga pozita e presidenti, nuk e heq kryeministrin nga pozita ...".