Kosovë

Kosovë

Kosova mohon të ketë marrë nga Serbia raportin për vrasjen e Ivanoviqit

Publikuar më 09 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Prokurori Sylë Hoxha i ka thënë KTV-së se ende nuk e kanë marrë raportin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka njoftuar se ka dorëzuar te autoritetet e Kosovës raportin e gjerë dhe procesverbalet përkatëse lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, transmeton Koha.net, por një gjë të tillë e ka mohuar prokurori Hoxha.

"Po presim ende dhe sapo t'i kemi do t'i trajtojmë në kuadër të lëndës. Ndër të tjera në kemi kërkuar që të kemi qasje në hyrje daljet e numrit të telefonit të Ivanoviqit dhe kjo nuk na është dhënë herën e kaluar", ka thënë Hoxha.