Kosovë

Kosovë

Dorëzohen në Kushtetuese dosjet për dëmshpërblimin e dëmeve të luftës

Publikuar më 09 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Për herën e katërt të merkurën Shoqata për dëme të Luftës "Ngritja e Zërit", ka dorëzuar dosjet në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Me këtë rast, kryetari i kësaj shoqate Jahir Bejta, ka thënë se janë të pakënaqur me mos shqyrtimin e kërkesë padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

Ai ka thënë se kjo lidhet direkt edhe me pakënaqësinë e tyre rreth akteve juridikisht te gabuara dhe sipas tij, në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin për procedurën kontestimore, marrëveshjet ndërkombëtare, padrejtësi kjo që Bejta thotë se është e konstatuar dhe vlerësuar nga ana e Gjykatës Evropiane për te Drejtat e Njeriut

Bejta ka thënë se gjyqësori ka dështuar në ofrimin e ndihmave palëve paditëse, respektivisht viktimave të cilat gjatë luftës kanë pësuar dëme materiale dhe dëme në njerëz.

Kryetari i shoqatës "Ngritja e Zërit" Jahir Bejta, ka deklaruar se të gjitha aktvendimet e marra nga Gjykata Supreme janë juridikisht të pabaza.

Ai tha se ka prova të mjaftueshme të cilat konstatojnë që nuk është përfill ligji dhe Kushtetua e Kosovës.

Ai tha se presin që kësaj radhe të aprovohet kërkesa për vlerësimin e ligjshmërisë të aktvendimeve të Gjykatës Supreme, të anulohen të gjitha aktvendimet e Gjykatave Themelore dhe aktvendimet e Gjykatës së Apelit. Dhe Gjykata Kushtetuese t'ua kthej mbrapshtë të gjitha dosjet apo lëndëve Gjykatave Themelore që t'i shqyrtojnë dhe t'i gjykojnë në bazë të ligjeve në fuqi.

Për më tepër ai ka thënë se nuk do të heqin dorë derisa gjyqësori të jetë i pavarur.