Kosovë

Kosovë

Policia e Kosovës bën thirrje për kujdes të shtuar në trafik

Publikuar më 09 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Policia e Republikës së Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të dendura të borës. Në një njoftim për media, PK ka bërë të ditur se kanë marrë plane konkrete për shtimin e shërbimeve në komunikacion në të gjitha akset rrugore, me qëllim të rritjes së sigurisë.

Gjithashtu kanë bërë thirrje për respektim të rregullave të komunikacionit dhe kanë kërkuar që të gjithë të jenë të përgatitur me pajisje dimërore, në të kundërtën kanë paralajmëruar ndëshkime.

Referuar kushteve atmosferike, ndryshimit të motit me të reshura më të dendura të borës në vendin tonë, apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve në trafik.

Ju informojmë se Policia e Kosovës përmes planeve konkrete me njësitet e saj ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve në trafik.

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t'u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve, sepse tani të reshurat ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë, ku në disa akse rrugore mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor e sidomos në orët e vona dhe ato të hershme ku mund të paraqiten edhe ngrica.

Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të posedojnë pajisjet e nevojshme dimërore, të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Në të kundërtën Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, opinionin e gjerë se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.