Kosovë

Kosovë

Merr hov biznesi me punime diplomash, Prokuroria nis hetime

Publikuar më 10 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Biznesi me punime diplomash, muajve të fundit është shndërruar në "industri" në Kosovë. Dhjetëra faqe janë krijuar në rrjetin social Facebook, të cilat ofrojnë me pagesë punime diplome për nivel bachelor dhe master.

Sapo të shkruash në Facebook "punime diplomash", të shfaqen faqe të shumta që po e praktikojnë këtë biznes. Çmimi për një punim diplome për nivelin bachelor sillet nga 70 deri në 90 euro, derisa për nivelin master 150 euro. Tek disa faqe që kanë kërkesa më shumë, të interesuarit duhet ta bëjnë porosinë të paktën dy muaj më herët e në disa faqe të tjera, punimin e ke të gatshëm brenda një muaji, shkruan sot Koha Ditore.

Faqja "Punojmë diploma me porosi", e cila është hapur në shtator të vitit 2018 e ka konfirmuar për gazetën se ofrojnë punime për të gjitha fakultetet përveç atij të Mjekësisë.

Gazeta ka pyetur për procedurën se si mund të pajisesh me punim diplome dhe i është konfirmuar se mjafton t'u tregohet tema dhe ekipi i tyre angazhohet që punimi të jetë i gatshëm sa më shpejt.