Kosovë

Kosovë

Prokuroria Speciale e gatshme ta shqyrtojë raportin e Serbisë rreth rastit "Ivanoviq"

Publikuar më 10 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një raport, së bashku me procesverbalet rreth vrasjes së ish-liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, Ministria e Drejtësisë e Serbisë e ka dorëzuar të mërkurën në Kosovë.

Këtë, e ka bërë përmes Zyrës së Bashkimit Evropian.

Mirëpo Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila është duke e hetuar këtë rast, ende nuk e ka pranuar raportin. Megjithatë, ka thënë se është e gatshme që ta shqyrtojë atë, nëse do të jetë korrekt.

Ministrja e Drejtësisë e Serbisë, Nela Kuburoviq, ka bërë të ditur se raporti është bërë në bazë të kërkesës së fundit të Kosovës që të merren në pyetje disa persona lidhur me hetimet në rastin "Ivanoviq", raportojnë mediat serbe...