Kosovë

Kosovë

Stoltenberg: Aleatët e NATO-s, të zhgënjyer me taksën ndaj Serbisë

Publikuar më 12 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në samitin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s që ka nisur sot në Bruksel, do të diskutohet për nivelin e angazhimit të kësaj force me FSK-në, pas vendimit për votimin e ushtrisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke u përgjigjur në pyetjen e KTV-së për mënyrën e vazhdimit të angazhimit të NATO-s në Kosovë, ka thënë se diskutimi do të marrë parasysh edhe vendimin e taksës ndaj Serbisë.

"Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e Komandantit të KFOR-it", ka thënë Stoletenberg.

Ai tha se misioni i KFOR-it nuk do ndryshojë për ofrimin e sigurisë për gjithë popullin e Kosovës.