Kosovë

Kosovë

Haradinaj takohet me Kosnettin, "Kosova e vendosur të ruajë miqësinë me SHBA-në"

Publikuar më 12 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, me të cilin ka thënë se kanë biseduar për intensifikimin e angazhimeve në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova mbetet e vendosur të ruajë miqësinë me SHBA-në. Ai megjithatë nuk ka përmendur nëse është folur edhe për taksën ndaj mallrave serbe, por ka shtuar se marrëdhënia mes dy vendeve është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimeve në opinione.

"Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasyshë dallimin eventual në opinione", ka thënë Haradinaj.