Kosovë

Kosovë

Haradinaj takon Kosnett: Kosova, e vendosur për partneritet afatgjatë me SHBA-në

Publikuar më 13 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kreu i ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim të rregullt me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Në takim, Haradinaj thotë të kenë diskutuar për tema të rëndësishme të vendit, me theks të veçantë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

"Kosova tashmë ka krijuar infrastrukturën e nevojshme ligjore fiskale, Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane dhe veprime të tjera konkrete në favor të prodhuesve vendor, të cilat janë bazë e fortë për zhvillim ekonomik", ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook.

Për më shumë, Haradinaj tha se partneriteti ynë në fushën e sigurisë është i domosdoshëm për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

"Qeveria e vendit është e vendosur për partneritet afatgjatë me SHBA-në dhe në këtë frymë do të angazhohemi pandalur", deklaroi kryeministri Haradinaj.