Kosovë

Kosovë

Haradinaj: Do të shohim mundësitë e furnizimit të rregullt me rrymë për prodhuesit

Publikuar më 14 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar disa prodhues vendorë, me të cilët ka biseduar për punët, sfidat dhe aktivitetet e tyre ekonomike.

Gjatë takimit, në të cilin ishin të pranishëm edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, si dhe përfaqësuesi i ZRRE-së, kryeministri ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar me të gjithë dhe me përkushtim në përmirësimin e legjislacionit i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për sektorin privat.

Ndër temat kryesore të takimit ishte furnizimi i rregullt i operatorëve prodhues me energji dhe çmimi i saj.

"Çmimi dhe furnizimi i rregullt me energji, janë çështje e rregullatorit për Energji, por në bazë të kompetencave do të shoh mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të kënaqshme për prodhuesit vendorë", tha Haradinaj, duke vlerësuar se sektori privat është promotor i zhvillimit ekonomik të vendit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e bizneseve kërkuan mbështetjen e Qeverisë në ofrimin e kushteve më të mira për zhvillimin e afarizmit të tyre, përfshi politikat më të guximshme në sektorin e tregut energjetik.