Kosovë

Kosovë

Specialja për tri ditë rresht e interviston ish-pjesëtarin e UÇK-së

Publikuar më 12 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë të ditur se sot është dita e tretë me radhë që po intervistohet nga Gjykata Speciale Rrahim Hashimi.

"Vazhdon dita e tretë e intervistimit nga Prokurori i dhomave të speciales në Hagë i ish-pjesëtarit të UÇK-së, pjesëtar ky i njësitit "Delta" në Brigadën 138 "Agim Ramadani" i ZOD-it, Z. Rrahim Hashimi", ka shkruar Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Rrahim Hashimi, ish-luftëtar i "Forcave Komando Delta" të UÇK-së, Brigada 138-ZOD, është ftuar së fundmi nga Gjykata Speciale.

Ai ka njoftuar se është ftuar për t'u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.