Kosovë

Kosovë

Kolona të gjata në Merdare, pritje deri në katër orë

Publikuar më 14 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në pikë-kalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, në mbrëmjen e kësaj të shtune ka pasur pritje të gjata.

Sipas Qendrës Kombëtare për menaxhim kufitar në MPB, në pikëkalimin kufitar të Merdares, pritjet në hyrje kanë qenë të gjata 200-240 minuta apo katër orë.

Bëhet e ditur se kolonat kanë qenë deri në dy kilometra për të hyr në territorin e Kosovës.

Kujtojmë se çdo ditë, sidomos gjatë verës kur numër i madh i mërgimtarëve vijnë për pushime në vendlindje, kolonat në pikëkalimet kufitare zgjasin deri në 10-12 orë, apo edhe më shumë.