Kosovë

Kosovë

Shtohen zërat brenda PDK-së për zgjedhje të parakohshme

Publikuar më 18 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Janë shtuar zërat që flasin për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo po bëhet në përmbyllje të procesit zgjedhor të brendshëm, ku kryetarit aktual Kadri Veseli nuk pritet t'ia rrezikojë kreun e partisë asnjë kandidat tjetër, shkruan sot Koha Ditore.

Si fushatë parazgjedhore kanë tingëlluar shumica prej kuvendeve zgjedhore të PDK-së. Megjithëse janë pjesë e koalicionit qeverisës, zyrtarë të kësaj partie kanë adresuar kritika të shumta për ta arsyetuar si "shpëtimtar" pretendentin për kryeministër, Veselin.

Politologu Belul Beqaj ka thënë se beson që proceset aktuale zgjedhore janë edhe në funksion të zgjedhjeve të parakohshme.

Nga Prizreni, fundjavën e kaluar, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, e "nominoi" Kadri Veselin për kryeministër. Ai tha se vetëm me PDK-në në krye të qeverisjes mund të rikthehet besimi i partnerëve ndërkombëtarë dhe i qytetarëve të Kosovës.