Kosovë

Kosovë

Personat me aftësi të kufizuara nuk gëzojnë të drejta, shumë vështirësi për t'u punësuar

Publikuar më 18 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Personat me aftësi të kufizuara ende nuk i gëzojnë të drejtat e tyre dhe po hasin vështirësi në tregun e punës. E në anën tjetër në Kosovë po mungon edhe përkushtimi i fuqishëm politik për të modernizuar sistemin e mirëqenies sociale.

Kështu u tha në Forumin e Parë të Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Kosovë të organizuar nga COD Kosovo, në bashkëpunim me Handicap Kosova, Down Syndrome Kosova dhe Shoqatën Evropiane të Shërbimit për Personat me Aftësi të Kufizuara, transmeton ksp.

Habit Hajredini nga zyra e kryeministrit, ka ofruar mbështetjen me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më profesionale për personat me aftësi të kufizuara.

Hajredini tha se ata në bashkëpunim me shoqërinë civile kanë arritur të krijojnë një strategji nacionale me qëllim të identifikimit të specifikave të kësaj kategorie të shoqërisë kosovare.

Ai ka kërkuar bashkëpunim më të madh në mes ministrive përgjegjëse dhe OJQ-ve me qëllim që edhe personat me aftësi të kufizuara t'i gëzojnë të drejtat e tyre.

"Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar një strategji që ka të bëjë për bashkëpunimin në mes të Qeverisë dhe shoqërisë civile dhe një objektiv e veçantë i dedikohet aspektit të ofrimit të shërbimeve të organizatave jo qeveritare duke e ditur që këtë kemi nevojë që ta standardizojmë, të kemi katalog dhe procedura të veçanta, të posaçme që organizatat tona ofrojnë shërbime në lëmi të ndryshme. Ky do të jetë një prioritet i bashkëpunimit tonë me organizatat jo qeveritare për të vendosur një standard të unifikuar mes institucioneve dhe organizatave jo qeveritare", tha Hajredini.

Mentor Morina ushtrues detyre i drejtorit të politikave familjare në MPMS u shpreh se rreth 40 mijë persona përfitojnë nga skema pensionale për personat me aftësi të kufizuara. Përkundër kësaj shifre, Morina tha se një numër i madh i kësaj kategorie nuk kanë arritur t'i marrin pensionet dhe po hasin vështirësi në tregun e punës dhe aftësimin profesional.

Sipas tij Qeveria e Kosovës është duke punuar në tri ligje përmes të cilit do të tentohet gjithë përfshirja e të gjithë personave në Kosovë dhe ofrim i shërbimeve sa më cilësore për personat me aftësi të kufizuara.

"Disa prej kategorive të personave me aftësi të kufizuara ende nuk kanë arritur të realizojnë të drejtën e tyre. Por, në të njëjtën kohë për disa kategori që janë pjesë e përfitimeve janë krijuar pabarazi të shumta të pagesave të pensioneve dhe kompensimeve të ndryshme. Përkundër përpjekjeve për gjithë përfshirjen dhe ofrimin e mbështetjes në kompensim dhe përfitime për të gjithë personat me aftësi të kufizuara ekziston një numër dhe kategori që nuk kanë arritur të përfshihen në kuadër të realizimit të të drejtave të tyre për përfitime të pensioneve apo përfitime financiare, por kanë hasur edhe në vështirësi për të qenë pjesë e tregut të punës dhe aftësimit profesional", tha Morina.

Drejtori i Forumit të Personave me Aftësi të Kufizuara, Bujar Kadriu tha se përkundër angazhimit personat me aftësi të kufizuar ende vazhdojnë të mos marrin shërbime profesionale për të qenë të barabartë në shoqëri.

Kadriu ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që objektivat e tyre për këtë kategori të shoqërisë t'i zbatojnë, pasi pa qenë të barabarte edhe kjo pjesë e shoqërisë me pjesën tjetër nuk mund të thuhet që janë përmbushur të gjitha objektivat për të drejtat e njeriut në Kosovë.

"Situata e personave me aftësi të kufizuara duhet të krijoj një qëndrueshmëri dhe këta persona duhet të jenë patjetër pjesë aktive e shoqërisë sepse në të kundërtën neve mund të konsiderohemi se nuk janë përmbushur ato standardet. Kosova ka ligje të mira, ka strukturë të mirë legjislative por problemi neve të gjithë e dimë që ekziston tek zbatimi i tyre, ajo është një sfidë shumë e madhe dhe në momentin kur një dokument çoftë legjislacion, çoftë ligj, çoftë dokument tjetër që është me interes për personat me aftësi të kufizuara nuk gjen përkrahje, nuk gjen zbatim të plot në terren nuk mund të themi se kemi siguruar një qasje të barabartë të personave me aftësi të kufizuara" , tha Kadriu.

Kurse, nga zyra për Bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dario Di Bennedetto tha se politikat gjithëpërfshirëse duhet të dizajnohen në atë mënyrë që të gjithë personat në Kosovë të jenë të barabartë, pasi ky është një ndër kushtet për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ai u shpreh se në aspektin e ofrimit të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara mungon një përkushtim i fuqishëm politik.

"Janë tanimë disa rezultate që mund t'i përmendim por ende ka shumë sfida dhe këto procese ende nuk janë kryer...13;48Rëndësia që e kanë shërbimet sociale për qytetarët por ajo çka mungon në këtë fazë është një përkushtim i fuqishëm politik për të modernizuar sistemin e mirëqenies sociale, kjo është prej çështjeve kryesore. Ka shenja të mira, përfshirja sociale është në agjendën e bashkëpunimit të Qeverisë me shoqërinë civile", tha ai.