Kosovë

Kosovë

Haradinaj kërkon të shtohet inspektimi dhe siguria në ndërtimtari, i quan alarm incidentet e fundit me fatalitet

Publikuar më 24 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur një takim pune me përfaqësuesit e Shoqatës së ndërtimtarëve të Kosovës, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ministrat e MAPL-së, MMPH-së dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, për të diskutuar situatën në sektorin e ndërtimtarisë, pas vdekjes tragjike të një të riu në Mitrovicë në vendpunishte.c

Siç njofton komunikata nga kryeministria, Haradinaj ka kërkuar nga të gjitha institucionet, por edhe akterët tjerë të përfshirë, që të zbatojnë standardet e parapara të ndërtimeve, si dhe masat mbrojtëse që parashihen me Ligjin e Punës, për të krijuar kushte të favorshme për të gjithë të punësuarit.

Lexo edhe: Ndërtimtaria ndër sektorët më të rrezikshëm, arkitektët thonë se duhen mjete mbrojtëse dhe sigurim i vend-punishteve

"Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka sektori privat, në të cilin ka më së shumti të punësuar dhe që është promotor i zhvillimit ekonomik të vendit, por ne si institucione duhet të krijojmë infrastrukturën adekuate ligjore në fushën e ndërtimeve, si dhe të angazhohemi për kushte të mira të punës për mbrojtjen e të punësuarve në këtë sektor", tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, në Facebook Haradinaj ka shkruar se rasti i incidenteve të fundit në sektorin e ndërtimtarisë, me pasoja fatale, janë sinjale për alarm.

"Për të adresuar çështjen e standardeve teknike të objekteve si dhe sigurisë dhe mbrojtjën në punë, kam zhvilluar takim pune me Shoqaten e Ndërtimtarëve, Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, ministren e MAPL, përfaqësuesit e MMPH, MPMS dhe Policinë e Kosovës. Qeveria do të ndërmarrë hapat e nevojshëm në aktivizimin e inspektimit të punës dhe kontrollit të shtuar në tregun e ndërtimeve. Kërkova nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Ambientit që menjëherë t'i drejtohen komunave për shtimin e kapaciteteve të inspektimit dhe kontrollit adekuat të lejeve. Gjithashtu, Policia ka filluar menjëherë hetimin e rasteve të fundit dhe do të shtojë kapacitetet në asistencë të inspektorëve. Presim përshpejtim të miratimit të ligjit në Kuvend, i cili rregullon liçensimin e arkitektëve dhe inxhinierëve, gjë që do të kontribuonte në përcaktimin e saktë të përgjegjësisë së secilit" përfundon shkrimin Haradinaj.