Kosovë

Kosovë

Thaçi: E gjithë bota do të marrë vesh se çfarë krime bërë Serbia në Kosovë

Publikuar më 13 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti  i Kosovës Hashim Thaçi  tha se nuk duan pajtim me Serbinë pa u zbardhur fati i të pagjeturve, derisa ka thënë se e gjithë bota duhet të marr vesh për krimet serbe në Kosovë.

Në tubimin kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë, kreu i vendit e ka vlerësuar iniciativën e Kuvendit për krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, derisa ka shtuar se ndjehet mirë që më në fund Kuvendi i Kosovës ka vendosur në mënyrë të bashkuar të lëvizin drejt nxjerrjes së një rezolute kundër krimeve serbe, përcjell lajmi.net.

Thaçi ka shtuar se nuk duan pajtim me Serbinë pa u zbardhur fati i të pagjeturve, derisa ka thënë se e gjithë bota duhet të marr vesh për krimet serbe në Kosovë.

"Më vjen mirë që Kuvendi i Kosovës ka filluar të lëvizë me krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin e bërë në Kosovë nga forcat serbe si dhe të kërkojnë drejtësi për krimet e bëra. Nuk dëshirojmë pajtim me Serbin pa u zbardhur fati i të pagjeturve, dhe pa u vu drejtësia në pah. E gjithë bota do e marr vesh se çka ka bërë Serbia", ka thënë Thaçi.

"Sot kujtojmë me respektin më të lartë dhe nderimin më të lartë shtetërorë të gjithë martirët e Korishës. Edhe martirët e Korishës janë produkt i drejtpërdrejtë i dhunës sistematike të organizuar nga shteti i Serbisë. Gra, fëmijë e pleq, u vranë në rrethana që i detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, oborret e tyre, trojet e tyre, dhe dhunshëm ngarkuar në rimorkio për t'i zënë rob për t'i  bllokuar  deri në momentin e asaj që ndodhi", ka shtuar Thaçi. (RTK)