Kosovë

Kosovë

Edhe pas 20 vitesh nuk dihet për fatin e Ukshin Hotit

Publikuar më 16 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe filozofi i njohur Ukshin Hoti, para 20 vitesh, pikërisht më 16 maj 1999, kur në Kosovë po zhvillohej lufta, ai e përfundoi dënimin në Burgun e Dubravës dhe më pas u lirua, për të mos u kthyer kurrë më.

Më 19 maj 1999, burgu ishte rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, i cili bombardohet nga NATO.

Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serb radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut.

Rojet dhe paramilitarët serb zbrazin plumbat e tyre tek të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë. Masakrohen 176 persona dhe plagosen mbi 200 të tjerë.

Human Right Watch shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 dhe vë në dukje dëmet që do t'i publikojnë në raportin e tyre. Mirëpo Ukshin Hoti nuk u gjet në mesin e tyre. Ai mbetet një nga mijërat personat e zhdukur që prej periudhës së luftës në Kosovë.

Hoti ishte veprimtar dhe intelektual i shquar politik në Kosovë. Për nder të veprës së veprimtarit Ukshin Hoti, kryeministri Ramush Haradinaj sot bën homazhe dhe merr pjesë në akademinë politike dhe shkencore në Universitetin "Ukshin Hoti".

Ndërsa në Institutin Albanologjik do të mbahet edhe një tryezë përkujtimore.