Kosovë

Kosovë

LDK kërkon të vihet drejtësi për masakrën e burgut të Dubravës

Publikuar më 21 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Deputetetja Mirjeta Kalludra në emër të LDK-së, në seancën e Kuvendit në përkujtim të 20 vjetorit të masakrës së kryer nga shteti serb në këtë burg ka thënë se masakra e Dubravës ën 20 vjetorin e saj është simbol i zi i veprimeve çnjerëzore të Serbisë në Kosovë.

Ajo ka thënë se drejtësia duhet të vihet në vend për këtë masakër.

"Aty në mënyrë të organizuar forcat serbe i kanë sjellë të burgosurit shqiptar që të kryhet në formë më mizore krimi ndërsa të mbijetuarit ta përjetojnë në mënyrën më të rëndë. Ne si përfaqësues institucionesh jemi të obliguar të bëjmë përpjekje që drejtësia të vihet në vend. Jemi të vetëdijshëm që askush nuk e përshkruan ngjarjen më saktë se sa ata që e përjetuan këtë tmerr. Thelbi i përkujtimit të sotëm është kërkesa për të thënë të vërtetën për luftën tonë për ata që ranë", ka thënë ajo.

Kalludra ka thënë se në emër të LDK-së kërkon që sa më shpejt të merren vendime për ata që kryen këtë masakër.

"Masakra e Dubravës një akt i rëndë tipik për një aparat shtetërorë kriminal. Ne kemi të mbijetuar në mesin tonë, kolegë, deputet e po ashtu edhe për ata që nuk dihet për fatin e tyre si profesori Ukshin Hoti. Ne jemi të mbijetuar të luftës ndërsa ata që ranë janë garanci e lirisë për ne. Në emër të LDK-së shpreh solidaritetin e thellë për ata që kanë humbur të dashurit në masakrën në burgun e Dubravës, dhe kërkojmë që drejtësia të vihet në vend, të merren vendime për ata që kryen këtë krim", ka thënë ajo.