Kosovë

Kosovë

Doganat, filtri i kontrabandës dhe i krimit

Publikuar më 11 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Britanike organizuan takimin e drejtorëve të përgjithshëm të doganave të rajonit respektivisht të Ballkanit perëndimor.

Ministri i Financave Bedri Hamza, theksoi se bashkëpunimi me vendet rajonale është duke zënë vend me takime të ministrave dhe niveleve tjera politike, ku janë arritur marrëveshje nga Samiti i Berlinit, dhe të tjera.

"Qëllimet tona duhet te jenë të njëjtë dhe të përbashkëta me rajonin për t'i dhënë një shtytje proceseve të integrimeve drejt vendeve të BE-së për të mundësuar lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve. Përveç të hyrave dhe lehtësimit të tregtisë dhe luftimit të krimit, doganat duhet të shtojnë kontroll me efikase në eliminimin e barrierave dhe ngritjen e kapaciteteve", tha Hamza.

Ministri Hamza shtoi se ky bashkëpunim rajonal, do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim më të qëndrueshëm dhe zbatim të ligjit në fokus luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar. Sipas tij, këto takime rajonale janë mjaft produktive.

Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairi O'Connelli tha se Britania e Madhe i gëzohet çdo suksesi të arritur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

"Vazhdoni kështu për të shënuar përparim në lehtësimin e qarkullimit të tregtisë së lirë dhe njerëzve. E dimë që është e vështirë, por jemi këtu për t'ju ndihmuar", tha O'Connell.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, tha se doganat kanë një rol të rëndësishëm për të hyrat, për ekonomi informale, andaj bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm edhe për kufi më të sigurt.

"Bashkëpunimi kontribuon edhe në sigurinë rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare", tha Berisha.

Pjesëmarrësit në këtë takim ishin drejtorë e përgjithshëm të vendeve të rajonit, përfaqësues nga Organizata Botërore e Doganave dhe përfaqësues nga Doganat e Britanisë se Madhe.