Kosovë

Kosovë

Edhe ish-Sekretarja Madeleine Albright ka arritur në Kosovë

Publikuar më 11 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ish sekretarja amerikane e Shtetit, Medeleine Albright, ka arritur në Prishtinë për të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të përfundimit të sulmeve ajrore të NATO-s dhe hyrjes së trupave tokësore, që mundësuan përfundimin e luftës në Kosovë.

Albright, sikurse ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, do të marrin pjesë në aktivitetet shtetërore të organizuara për të shënuar këtë përvjetor.

Lajmin për arritjen e ish-sekretares Albright e ka bërë të ditur ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka theksuar se "vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretarës Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë, dhe për t'ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmën e popullit tonë".