Kosovë

Kosovë

Kosnett kujton viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Publikuar më 19 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, ambsadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se nderon të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, dhe ata që kërkojnë drejtësi për këta persona në Kosovë dhe gjithë botën.

Sipas organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie, në Kosovë janë rreth 20 mijë viktima të dhunimit gjatë luftës së vitit 1999.

Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të këtyre personave deri më tani ka pranuar mbi 968 aplikacione nga persona që pretendojnë se janë viktima të dhunës seksuale.

Një vit më parë, gjinekologu Denis Mukwege, që trajton viktimat e dhunës seksuale në Kongo dhe Nadia Murad, aktiviste jazidi për të drejtat e njeriut dhe e mbijetuar e skllavërisë seksuale nga grupi militant, Shteti Islamik në Irak, kanë qenë fitues të çmimit Nobel për Paqe.

Komiteti norvegjez i Nobelit ka thënë të ketë ndarë çmimin për shkak të kontributit të tyre për t'i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si armë e luftës.