Kosovë

Kosovë

UEFA ndëshkon Bullgarinë për fyerjet në ndeshjen me Kosovën

Publikuar më 20 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Bullgaria do të duhet të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj kombëtar në ndeshjet kundër Anglisë dhe Republikës Çeke - të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian të Futbollit - për shkak të racizmit.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e lëshoi urdhrin të premten, duke thënë se tifozët bullgarë kanë bërë thirrje raciste gjatë ndeshjeve me Çekinë dhe me Kosovën, muajin e kaluar.

Bullgaria do të jetë nikoqire e ndeshjes me Anglinë më 14 tetor dhe me Republikën Çeke më 17 nëntor.

Rumania po ashtu u urdhërua të mbyllë një pjesë të stadiumit të saj për një ndeshje të moshave nën 21 vjeç, pasi UEFA konstatoi se tifozët e saj kanë bërë sjellje raciste gjatë një ndeshjeje muajin e kaluar.

Një tjetër rast racizmi kundër Letonisë u hodh poshtë.