Kosovë

Kosovë

Abdixhiku: PAN-i me miq pak u zhbë, ora e ndryshimit ka nis

Publikuar më 22 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Lumir Abdixhiku nga radhët e LDK-së ka thënë se PAN-i me miq pak u zhbë, derisa theksoi se ata s'do t'i mungojnë askujt e ora e ndryshimit ka nis.

"PAN-i me miq pak, u zhbë. S'do t'i mungojnë askujt", shkruan Abdixhiku në Facbook.

Tutje ai ka shtuar se shteti i kapur i 82 zëvendësministrave, i 400 këshilltarëve, i 54 milionëve të Bektelit, i 52 milionëve të ujit, i 100 milionëve të veteranëve të rrejshëm, i kërcënimit të prokurorëve, i falimentimit të Telekomit, i punësimeve familjare, i rritjes së pagave për vete, i mashtrimit në festë pavarësie, i zv/kryeministrave me armë në shokë, i ministrave me aktakuza, i kidnapimit të qytetarëve të huaj, i dështimit në liberalizim, i dështimit në Interpol, i izolimit nga aleatët, i humbjes së njohjeve, i humbjes së 24,000 vendeve të punës, i rritjes së borxhit publik, i kapjes së universiteteve, i zaptimit të noterëve, e i vendosjes së Komandant "Fytyrave" tek pronat - po merr fund. Për të mirë, ma në fund.

"Nga sot, ora e ndryshimit ka nisë. Tik-tak!", shkruan ai.