Kosovë

Kosovë

Arifaj: Qeveria të formohet sa më shpejt, s'duhet të ketë vonesa në dialog

Publikuar më 25 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Partitë politike në Kosovë duhet ta formojnë shpejtë Qeverinë në mënyrë që mos të ketë vonesa për aspiratat e Kosovës për hyrjen në BE e NATO.

Kështu ka thënë këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, në një deklaratë për Euronews, teksa shton se subjektet politike duhet ta krijojnë Qeverinë në një kohë sa më të shkurtë të mundshme.

"Është shumë e rëndësishme që menjëherë pas zgjedhjeve, të formohet një Qeveri sa më shpejtë të jetë e mundur. E rëndësishme është të mos kalojnë muaj pa ndonjë marrëveshje mes partive për Qeverinë e re", thotë ai.

Siç shprehet ai, Kosova ka shumë procese përpara, ndër të cilat janë edhe dialogu me Serbinë dhe anëtarësimi në NATO.

"Pikërisht sepse kemi procese të mëdha përpara, një marrëveshje me Serbinë që siguron njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, vazhdimin e reformave në sundimin e ligjit, ekonomi dhe aspiratat tona për anëtarësim në NATO e BE", thekson tutje Arifaj.

Për ftesat nga Specialja, dhe gatishmërinë e politikanëve kosovarë për t'iu përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare, Arifaj thekson se kjo e ka treguar përkushtimin e shtetit të Kosovës ndaj drejtësisë.

Sipas Arifajt, një gjë e tillë dëshmon faktin se Kosova dëshiron që të gjitha problemet të zgjidhen në konsultim me aleatët e saj.