Kosovë

Kosovë

Mot i ndryshueshëm sot në Kosovë

Publikuar më 25 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat pas dite parashihen që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Ndërkaq njoftohet se do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s.