Kosovë

Kosovë

Vjosa Osmani merr mbështetje nga Partitë Popullore Evropiane në garën për kryeministre

Publikuar më 09 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se Kryetari i Partive Popullore Evropiane(EPP) Joseph Daul i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Në këtë letër ai ka uruar Isa Mustafën për rizgjedhjen si kryetar i LDK-së dhe i ka përgëzuar për nominimin e Vjosa Osmanit si kandidate për Kryeministre.

Duke i uruar rizgjedhjen e Isa Mustafaës në krye të LDK-së,  Presidenti Daul, në urim ka thënë rizgjedhje në pozitë është dëshmi e stabilitetit dhe besimit nga delegatët.

"Rizgjedhja juaj në pozitën, të cilën e keni mbajtur nga viti 2010 është dëshmi e stabilitetit dhe besimit nga delegatët e partisë nën udhëheqjen tuaj. Është po ashtu testim i besimit që ata kanë në ju për ta drejtuar partinë tuaj në një periudhë vendimtare. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë mundësi për LDK-në që edhe një herë të qeverisë me vendin", thuhet në urimin e Daul.

Ai po ashtu ka uruar LDK-në për përzgjedhjen e Vjosa Osmanit si kandidate për Kryeministre të Kosovës, duke thënë se beson që ajo do të jetë kryeministre e ardhshme.

"Besoj se Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së, do të jetë kryeministre e ardhshme, prandaj ju përgëzoj për këtë zgjedhje të shkëlqyeshme". thuhet në urimin e kryetarit të Partive Popullore Evropiane.