Kosovë

Kosovë

Ambasadori amerikan, mesazh kandidatëve për deputetë

Publikuar më 21 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka drejtuar një mesazh kandidatëve për deputet që kanë garuar për zgjedhjet e parakohshme që mbahen me 6 tetor.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kosnett ka thënë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me kandidatët.

"Zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me ju. Drejtësia rrjedh nga kandidatët që ndjekin rregullat e zgjedhjeve dhe ligjin", ka shkruar Kosnett.