Kosovë

Kosovë

Ambasadori Grenell: Kosova e Serbia së shpejti të arrijnë marrëveshje

Publikuar më 09 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ambasadori Richard Grenell, Përfaqësues Special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Marrëveshjen e Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë të mërkurën në Prishtinë, se marrëveshja është e rëndësishme për të dy vendet, ka njoftuar Zyra për Shtyp e Presidentit.

Pas një takimi me Presidentin Hashim Thaçi, Grenell ka thënë se "shpreson se Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti dhe do të gjejnë një zgjidhje".

"Një marrëveshje ndërmjet dy shteteve do të vë themelin për rritje ekonomike dhe do të kontribuojë për mirëqenien e gjithë qytetarëve", ka thënë i dërgua.

Nga ana e tij, Presidenti Thaçi ka thënë se "që nga viti 2008, nuk ka pasur kaq vëmendje të SHBA-së për Kosovën", ka thënë Thaçi dhe shtoi se "kjo shton konfidencën dhe besimin tonë në kërkimin e Marrëveshjes së Paqes me Serbinë".

Thaçi ka thënë se Kosova do të jetë konstruktive në gjetjen e një zgjedhjeje, e cila do t'i hapë rrugë zhvillimit, sepse "pjesëmarrja aktive e SHBA-së në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë përcaktuese". (kosovain.eu)