Kosovë

Kosovë

E rëndë në Greqi, gjendet i pajetë shqiptari nën një pemë ulliri

Publikuar më 31 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një shqiptar është gjetur i pajetë në vendin e punës, identiteti i të cilit, ende nuk bëhet me dije.

Ai kishte ardhur në Greqi për të siguruar jetesën në kohën e mbledhjes të ullirit dhe fatkeqësisht iu desh të linte frymën e tij të fundit në ullishtat e shtetit grek.

Mesditën e së martës, shqiptari u gjet i pajetë nën një pemë ulliri dhe personat që e gjetën lajmëruan EKAB. Një ambulancë e transportoi atë në Spitalin e Përgjithshëm Lamia, ku u raportua vdekja e tij.