Kosovë

Kosovë

Shpallen rezultatet: NISMA s’e kalon pragun, këto janë votat përfundimtare të VV-së, LDK-së, PDK-së e AAK-së

Publikuar më 07 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit, raporton Gazeta Express.

Daka fillimisht ka treguar statistikat e përgjithshme.

"Janë statistikat e përgjithshme numri i votueseve të regjisturar ka qenë një 1 milion e 961 mijë votues. Numri i votuesve që kanë numëruar jashtë vendvotimeve është mbi 50 mijë dhe pjesmarrja në votime është 44.72%. numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme është 844.121 fletëvotime, të pavlefshme 25.485 fletëvotime", ka thënë ajo.

E njejta ka treguar edhe rezultatet e subjekte politike.

"Rezultatet sipas subjekteve politike janë Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej 220.811 vota apo 26.29%, LDK 206.458 apo 24.458%, PDK ka 178.645 apo 21.163%. AAK-PSD ka 96.883 vota 11.477%, Lista Serbe 57.015 vota apo 6.74%, Nisma-AKR-PD 42.072 vota apo 4.984%", tha Daka./GazetaExpress/