Kosovë

Kosovë

VV-ja e LDK-ja nisin takimin e gjashtë, flasin për politikat sociale

Publikuar më 07 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Grupi punues i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka arritur te zyrat e VV-së ku do të mbahet takimi i gjashtë në mes të grupeve punuese për koordinim të programit qeverisës, raporton Gazeta Express.

Sot ndërkaq u bë e ditur se do të diskutojnë për politikat sociale.

Dy grupet punuese sipas deklarimeve të tyre pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të VV-së, Albin Kurti, dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, të dakordohen rreth propozimeve të këtyre grupeve, si dhe t'i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.

Përndryshe, pas takimit të grupeve punuesve që është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se brenda 10 ditëve do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.

 

Tweet