Kosovë

Kosovë

Osmani: Taksa do të largohet sepse nuk e mbron integritetin e Kosovës

Publikuar më 07 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka thënë të enjten në mbrëmje se taksa ndaj prodhimeve të Serbisë duhet të largohet sepse ajo nuk e mbron integritetin e Kosovës, por atë integritet do ta mbrojë qeveria e re, sepse nuk do ta shtrojë kurrë në tavolinën e bisedimeve ndarjen e vendit, ka raportuar gazeta Express.

"Ne nuk kemi nevojë për tarifë për ta mbrojtur integritetin e Kosovës. Integritetin do ta mbrojë qeveria e re në bisedime. Ne nuk do të bëjnë sikur kryeministri në ikje (Haradinaj) i cili deklaronte se nuk ka kohë të merret me dialogun, ndërsa e vendoske tarifën me arsyen se po mbron integritetin", ka theksuar Osmani.

Nënkryetarja e LDK-së ka thënë se ata e përkrahin reciprocitetin me Serbinë, por fillimisht duhet të aktivizohet mekanizmi i BE-së për të shikuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani me Serbinë, të cilat nuk po zbatohen nga Beogradi.

Osmani ka thënë se nuk qeveria e ardhshme nuk do të lejojë me asnjë çmim të vendoset tema e kufijve në tavolinë. "Ne nuk do të lejojmë me asnjë çmim të vendoset tema e kufijve në tavolinë", ka shtuar Osmani.